Vjedhje në bastore dhe dyqane në rajonin e Shkupit

Shkupi

Vjedhje në bastore dhe dyqane në rajonin e Shkupit

Më: 10 janar 2017 Në ora: 16:19
Ilustrim

MPB-ja bën të ditur se disa grabitës të armatosur dhe të maskuar dje në tre vjedhje të ndara në Shkup kanë vjedhur para, dokumente dhe një pistoletë.

Në bastoren sportive “Sport Lajf” në rr. “Tale Hristov” në Shkup Veri, dje rreth orës 19:19, dy persona të panjohur të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri kanë kryer vjedhje ndaj një punëtori ku dhe ka marrë rreth 19.000 denarë dhe pasta e kanë lëshuar vendin e ngjarjes.

Sipas TV21 që sjell raportin e MPB-së, mbrëmë në orën 20:42 në marketin “Stokomak 21” në bul. “Partizanski Odredi” në Shkup, një autor i panjohur i armatosur me armë dhe i maskuar me maskë në fytyrë, ka kryer vjedhje dhe nga i punësuari ka marrë rreth 27.000 denarë dhe pastaj e ka lëshuar vendin e ngjarjes.

Një autor i panjohur dje rreth orës 19:19 në bul “Boris Trajkovski” në Shkup ka kryer vjedhje të rëndë në një automjet të udhëtarëve “audi” me targa të Shkupit, pronësi e K.S. (24) nga Sopishte e Shkupit. Autori me përdorimin e një mjeti të përshtatshëm e ka thyer xhamin djathtë të pasmë të automobilit, e ka futur dorën dhe ka marrë një çantë të zezë në të cilën ka pasur dokumente dhe një pistoletë me kalibër 9mm, me dy korniza dhe 18 plumba me kalibër 9mm pronësi e babait të tij i cili e ka poseduar me leje dhe e ka lëshuar vendin e ngjarjes duke marrë prinë të paligjshme prej 30.000 denarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat