Pastrohen rrugët në Gjorçe Petrov të Shkupit

Shkupi

Pastrohen rrugët në Gjorçe Petrov të Shkupit

Më: 16 janar 2017 Në ora: 15:57
Ilustrim

Ekipet e shtabit të krizave të komunës Gjorçe Petrov dhe punonjësit sezonal punojnë në pastrimin e dëborës nga rrugët veriore, qasjet drejt stacioneve të autobusëve, rrugët e këmbësorëve, parkingjet dhe trotoaret, kumtuan nga komuna.

“Të gjitha rrugët kryesore ishin pastruar dhe janë hedhur tre tonë kripë nëpër rrugët me çka komunikacioni zhvillohet pa ngecje në të gjitha pjesët e komunës. Ekipet mobile, në mënyrë permanente intervenojnë në terren dhe reagojnë në varësi të intensitetit të të reshurave të dëborës, ndërsa u ndërmorën edhe aktivitete për pastrimin e dëborës në pjesët rurale të komunës, në rrugën drejt fshatit Kuçkovë dhe manastirit Shën. Gorgjia dhe drejt fshatit Nikishtan”, thuhet në kumtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat