Asnjë investim për shkollën e gurit në Nerez

Shkupi

Asnjë investim për shkollën e gurit në Nerez

Më: 22 janar 2017 Në ora: 22:43
Shkolla “Bratsvo” në Nerez të Epërm

Rrëshqitja në borë me sajë tashmë mori fund për të gjithë nxënësit e arsimit fillor. Ndryshe nga filloristët tjerë që i gëzohen fillimit të gjysëmvjetorit të dytë, nxënësit e shkollës fillore periferike “Bratsvo” në Nerez të Epërm në Shkup janë të shqetësuar që gjatë sërish do të përballen me kushtet të rënda për mësim në shkollën e tyre prej guri.

“Pavarësisht kushteve të vështira për mësim nxënësit e shkollës fillore periferike të Nerezit të Epërm janë të detyruar që gjysëmvjetroin e dytë ta nisin në këtë objekt gjysëm të rrënuar. E kjo për shkak se autoritetet përgjegjëse nuk kanë ndërmend të bëjnë asgjë rreth rikonstruimit të objektit ose ndërtimin e një shkolle fillore të re”.

Banorët dhe prindërit e fëmijëve që mësojnë në këtë shkollë thanë se as gjatë pushimit dimëror nuk ndodhi asnjë intervenim në përmirësimin e kushteve në objektin e vjetër shkollor për të shmangur rreziqet ndaj nxënësve.

“S’ka pas asnjë përparim lidhur me rregullimin e shkollës. Shkolla është shumë e dëmtuar, muret i ka me baltë edhe nuk ka renovim”.

“Katastrofë. Kurgjë nuk kanë bë, krejt thonë do të bëhet ndërsa kurgjë nuk bëhet, e deri tash asgjë nuk është bë e as nuk do të bëhet, me këta njerëz rëndë..Tmerr, pa ngrohje, pa kushte, kafshët me i fut brenda është katastrofë e mos të bëjmë fjalë për fëmijët 5 vjeçar e 10 vjeça

“Para komunizmit ka qenë shumë më mir se tash në demokraci. Komuna ja hedh fajin ministrit shqiptar, thotë e keni ministrin shqiptar, ai duhet ti kërkoj të drejtat. Fëmijët kanë vetëm një radiator të vogël për ngrohje, s’kanë ujë brenda. Tjegullat janë gati të shemben, ne i kemi heq vet që mos t;’ju bien në kokë fëmijëve”.

Nga komuna e Karposhit nuk japin asnjë sqarim shtesë për mos intervenimin në objektin e shkatërruar të shkollës periferike në Nerez të Epërm. Nga ky institucion vazhdojnë që fajin t’ja hedhin ministrisë së Arsimit se nuk ka bërë asnjë investim në komunën në fjalë. Ndërsa nga ministria e Arsimit arsyetohen me faktin se Komuna e Karposhit nuk ka parashtruar kërkesë për rikonstruimin e shkollës së lartpërmendur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat