Banorët e Kopanicës së Shkupit me vetëkontribut rregullojnë shkollën

Shkupi

Banorët e Kopanicës së Shkupit me vetëkontribut rregullojnë shkollën

Më: 23 janar 2017 Në ora: 17:43
Shkolla

Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë 70 nxënësit e Shkollës Fillore Shemshova të fshatit Kopanicë i gjeti në ambiente krejtësisht të reja dhe me ngrohje qendrore. Vetëm pak kohë më parë kjo shkolle i ngjante një objekti që ishte përpara shkatërrimit.

Situata ka ndryshuar, falë një banori të Kopanicës i cili me bashkësinë lokale, kanë ndërmarrë nismën për rregullimin e shkollës dhe e njëjta është kompletuar për vetëm 3 javë, ndërsa në të janë investuar rreth 30.000 euro para të banorëve të këtij fshati, raporton Alsat.

"Izolimi i shkollës nuk ka qenë në nivel, dritaret i kemi pasur të vjetra, dyert njashtu, kështu që drutë e caktuar nga shkolla na janë harxhuar dhe është dashur doemos neve vet nga shtëpia të marrim dru, sepse dimri ishte i ftohtë dhe kjo ka ndodhur t`iu them drejtë. Kemi pas kushte shumë të vështira", tha Asim Sulejmani, arsimtar.

Më parë nuk ishin kushte të mira të punës, tani kemi vërtetë shumë gjëra të reja shumë kushte të mira në shkollë – u shpreh Jasmina Apostolloska, arsimtare.

Drejtori i Shkollës, ka falënderuar Burhan Abazin, i cili ka dhuruar mbi 20 mijë euro për rinovimin e shkollës.

Të gjitha tre klasat i ka meremetuar me dysheme me pllaka me ngrohje qendrore të gjitha i ka arrit me mundin e tij”, tha Selman Aliti, drejtor i SH.F. Shemshova – Kopanicë.

Për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej shkolla e Kopanicës në Tetovë, banorët shumë herë janë ankuar në komunë dhe në Ministrinë e Arsimit. As njëra e as tjetra nuk kanë ndërmarrë kurrfarë nisme për të përmirësuar kushtet në shkollën në të cilën mësojnë 70 nxënës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat