Pacientët me fraktura akoma janë prezent në Klinikat e Shkupit

Shkupi

Pacientët me fraktura akoma janë prezent në Klinikat e Shkupit

Më: 31 janar 2017 Në ora: 20:03
Ilustrim

Pacientët të cilët kanë fraktura nga rrëshqitja në akull, spitalet i kthejnë në shtëpi për shkak se kapacitete e tyre janë të mbushura. Ata në vend që të presin rradhë në spitale, presin në shtëpi, ndërsa numri i rasteve të reja po rritet çdo ditë.

“Është i mbushur, çdo ditë pranohen nga tre deri pesë raste të reja, ndërsa rastet e kaluara akoma nuk kemi arritur t’i operojmë. Tani kemi filluar t’i vendosim edhe në kirurgjinë e përgjithshme. Disa nga pacientët i kthejmë në shtëpi të presin rradhë. Kemi shumë raste urgjente, gjatë gjithë kohës operojmë pacientë me fraktura”, deklaroi për Nova Sasho Stojçev, drejtori i Spitalit “8 Shtatori” në Shkup.

Ai gjithashtu tha se janë në komunikim dhe bashkëpunim me Klinikën për Traumatologji dhe Spitalin Kirurgjik të qytetit, por situata ka qenë e njëjtë edhe atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat