Shkaku i mjegullës, anulohen fluturime në aeroportin e Shkupit

Shkupi

Shkaku i mjegullës, anulohen fluturime në aeroportin e Shkupit

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 10:51
Ilustrim

Mjegulla në Luginën e Shkupit ka vështirësuar komunikacionin ajror, si dhe atë rrugor. Në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup nuk janë realizuar fluturimet drejt dhe nga Stambolli, si dhe fluturimet për Zagreb dhe Barcelonë, tregojnë të dhënat e ueb-faqes së koncesionerit të aeroportit TAV Maqedoni.

Sipas Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë mjegull me dukshmëri prej 50 deri 100 metra ka në drejtimet rrugore Tetovë, Shkup dhe Katllanovë.

Komunikacioni rrugor po zhvillohet në kushte dimërore në rrugë që në disa vende janë të lagështa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat