Komuna Aerodrom në bashkëpunim me shoqatën për menaxhim me hedhurina ‘Zero mbeturina’ të shtunën do të organizojë aksion ekologjik për mbledhjen e hedhurinave elektronike dhe elektrike në zonën Lisiçe.
Siç informojnë nga komuna, qytetarët do të mund lirisht t’i hedhin mbeturinat elektronike nga shtëpia prej ora 12:00 deri ora 14:00 në bashkësinë urbane ‘Lisiçe’, te shitorja e vjetër e Sllavisë në qendrën tregtare.
Te kategoria e hedhurinave elektronike nënkuptohet kompjuter, tastatura, kabllo, altoparlant, telefona shtëpie, telefona mobil, MP3, monitorë, televizorë, kamera, skener, ejt. Kurse tek pjesa elektrika hynë: stufë elektrike, lavatriçe, ngrohëse, aparat për kafe etj, lajmëron Gazeta Express.
Në aksionet ekologjike të mëparshëm për mbledhjen e hedhurinave elektronike dhe elektrike në nëntor dhe dhjetor 2016 janë mbledhur gjithsej 1.907 kg hedhurina të rrezikshme.