Linja numër 73 bëhet pjesë e transportit publik të Shkupit, kthehen 9-ta dhe 19-ta

Shkupi

Linja numër 73 bëhet pjesë e transportit publik të Shkupit, kthehen 9-ta dhe 19-ta

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 12:59
Ilustrim

Linja me numër 73 do të bëhet pjesë e rrjetës së linjave të transportit publik në qytetin e Shkupit, ndërsa, autobusët me numër 9 dhe 19 do t’i mbajnë transportuesit privatë së bashku me Ndërmarrjen Publike Transportuese "Shkupi".

Këshilli i Qytetit të Shkupit po ashtu do të vërtetojë edhe çmimet e kompenzimit për ngasës për çdo kilometër të realizuar. Kjo do të thotë se nëse çmimi i karburantit është më shumë se 30 denarë, kompenzimi do të jetë 52.60 denarë. Ndërkaq, nëse çmimi i karburantit është më i lartë se 120 denarë, për çdo kilometër do të paguhet kompensim prej 92.20 denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat