Mbi 300 ekspozues do të ketë në Panairin ndërkombëtar të 7-të RealExpo

Shkupi

Mbi 300 ekspozues do të ketë në Panairin ndërkombëtar të 7-të RealExpo

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 18:48
Foto arkiv - Panairi

Njëqind ekspozues të drejtpërdrejtë dhe edhe 200 ekspozues jo të drejtpërdrejtë do të prezantohen në edicionin e 14-të të Panairit ndërkombëtar për ndërtimtari, materiale ndërtimore dhe mekanizëm ndërtimor në Panairin ndërkombëtar të 7-të RealExpo  të patundshmërive që do të mbahen në tre  salla të Panairit të Shkupit nga 28 shkurti deri më 4 mars të këtij viti.

Gjatë panairit për herë të parë sivjet ekspertët nga sfera e efikasitetit energjetik do t’i prezantojnë masat dhe përfitimet nga sistemet dhe metodat e vendosura për kursimin energjetik, ndërsa do të prezantohen edhe disa banka të cilat do t’i njoftojnë vizitorët me shërbimet që i ofrojnë për kredi banesore.

Siç theksoi drejtoresha operative e Panairit për ndërtimtari Valentina Dimitrova në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Robert Hot, të dy panairet janë të rëndësishme për promovimin e degëve më të mëdha ekonomike në Maqedoni.

Panairi do të jetë i hapur çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në orën 19:00, ndërsa çmimi për hyrje do të kushtojë 80 denarë për vizita individuale dhe 40 denarë për vizita kolektive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat