Parku i lojërave në Shkup do të jetë gati brenda dy viteve

Shkupi

Parku i lojërave në Shkup do të jetë gati brenda dy viteve

Më: 7 mars 2017 Në ora: 19:15
Parku i lojërave në Shkup

Projekti i ndërtimit dhe renovimit të parkut të lojërave në qendër të qytetit , siç bëri të ditur kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, do të përfundojë brenda dy viteve të ardhshme .

“Në vjeshtë të këtij viti do të fillojnë montimet e makinave të ndryshme të parkut të lojërave, kurse gjatë dy viteve të ardhshme parku do të jetë i përfunduar.” , tha Trajanovski.

Kontrata për instalimin e pajisjeve dhe makinave zbavitëse në vlerë prej 2.1 milionë euro, është bërë me kompanitë “Boming Oliver” dhe “Ivama Trade” . Kurse, kontrata për infrastrukturën e parkut të lojërave është nënshkruar me firmën “Zhikol” në vlerë prej 1.6 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat