Sot në Shkup do të promovohet projekti ‘City Tree’

Shkupi

Sot në Shkup do të promovohet projekti ‘City Tree’

Më: 22 mars 2017 Në ora: 09:42
‘City Tree' ne Shkup

OJQ Ekosvest dhe Ambasada gjermane sot në Shkup do ta promovojnë projektin për klimën dhe mbrojtjen e ndryshimeve klimatike ‘City Tree’ dhe do t’ia dorëzojnë qytetit tabllot e gjelbërta-pastrues të ajrit.

‘City Tree’ është strukturë vertikale prej llojit specifik të myshkut me bimë vaskulare, të cilat ‘ushqehen’ me pluhur të imtë, okside azoti dhe ozon dhe kanë aftësi të neutralizojnë 240 tonë dioksid karboni në vit.

Në ngjarje është paraparë fjalim i ambasadores gjermane, Christine Althauser, i kryetarit të qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe Ana Çoloviq nga OJQ Ekovest.

Ky projekt u mundësua me ndihmën e mjeteve nga fondi për ndryshime klimatike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, me çka financohet fushata për ngritjen e vetëdijes. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat