‘Pro’ referendumit në Turqi, festohet edhe në Shkup

Shkupi

‘Pro’ referendumit në Turqi, festohet edhe në Shkup

Më: 17 prill 2017 Në ora: 11:12
Festa në Turqi

Referendumi në Turqi është përcjellur me vëmendje edhe nga qytetarët në Maqedoni, duke i dhënë një mbështetje reformave kushtetuese.

Qindra qytetarë pasdite u mblodhën në Çarshinë e Shkupit për të ndjekur drejtpërdrejt rezultatet dhe për të festuar për fitoren.

Qytetarët e anketuar më herët, deklaruan se e mbështesin kryetarin turk Erdogan, pasi ai është lideri i vetëm që mbështet myslimanët në të gjithë botën.

Në përfundim të numërimit të kutive, shtohej numri i qytetarëve që dolën për të festuar për siç thonë ata, fitoren e kryetarit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Kryetari Erdogan ka marrë vazhdimisht mbështetje nga qytetarët e Maqedonisë edhe gjatë ciklëve zgjedhore në Turqi, por edhe gjatë puçit të dështuar të vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat