Vetëm në pesë muaj vdesin 61 bebe foshnja në Maqedoni

Shkupi

Vetëm në pesë muaj vdesin 61 bebe foshnja në Maqedoni

Më: 18 maj 2017 Në ora: 17:36
Maqedoni

Për vetëm pesë muaj, në Klinikën e Gjinekologjisë të Shkupit kanë vdekur 61 fëmijë të sapolindur, duke e çuar në 30% numrin e përgjithshëm të vdekshmërisë të të sapolindurve, përcjell "A1on".

"Ky është rekord i ri, rekord i palavdishëm i Maqedonisë ku disa muaj të fundit statistikat e tilla të zeza janë në rritje. 

Alarmi ishte kyçës vitin e kaluar kur në periudhën prej në janar deri në dhjetor kanë ndërruar jetë gjithsej 206 fëmijë të sapolindur", është shprehur mjeku pediatër Angellço Andonovski.

Ai tha se edhe përkundër situatës së tillë, institucionet shtetërore kompetente akoma nuk ndërmarrin asgjë për zvogëlimin e numrit të vdekjes te të sapolindurit për të cilën Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk është e informuar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat