Sot do të fluturojnë aeroplanët e ARM-së mbi Shkup

Shkupi

Sot do të fluturojnë aeroplanët e ARM-së mbi Shkup

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Me rastin e 10 qershorit – Ditës së brigadës ajrore të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), sot prej orës 10:40 deri 11:30 mbi qytetin e Shkupit do të fluturojnë shtatë aeroplanë të ARM-së.

Siç njoftuan nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit do të bëhet fluturim mbi qytet në formacion nga Aeroporti “Aleksandri i Madh”, përmes rajonit qendror të qytetit, deri në lagjen Gjorçe Petrov dhe e kundërta.

Aeroplanët do të fluturojnë në lartësi prej 100 metrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat