Taravari përgatit tabela në gjuhën shqipe për Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup

Shkupi

Taravari përgatit tabela në gjuhën shqipe për Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 02:50
Ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Taravari

Ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka urdhëruar përpunimin e tabelave informative në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, që përkrah gjuhës maqedonase dhe angleze të jetë edhe gjuha shqipe, ndërsa për vendosjen e tyre do të pritet ligji i ri për përdorimin e gjuhëve.

Taravari tha se së shpejti do ta zbatojë përdorimin e gjuhës shqipe në gjithë Qendrën Klinike në Shkup dhe për këtë ka dhënë urdhër që gjithë zyrtarët të punojnë.

Ndërsa edhe projekti “Alo Doktor” i cili filloi të zbatohet nga shtatori i vitit 2014, gjithashtu do të bëhet në dy gjuhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat