Denoncim i rremë për bombë në një bankë në Shkup

Shkupi

Denoncim i rremë për bombë në një bankë në Shkup

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 16:00
Ilustrim

Një i punësuar në një bankë që ndodhet në rrugën ‘Naroden Front’, këtë mëngjes në ora 9:35 ka denoncuar se në bankë kanë pranuar dy telefonata nga një person i panjohur, mashkull, i cili duke folur në gjuhën serbe ka thënë ‘Dilni jashtë, ka diçka rreth bankës’, dhe më pas ka shtuar ‘është bombë’.

Ekipet e policisë dhe njësitit kundër terrorizmit, menjëherë kanë arritur në vendin e ngjarjes. Pas kontrollit të kryer brenda në ndërtesën e bankës dhe përreth saj, nuk është gjetur pajisje eksplozive.

Policia punon në pastrimin e plotë të rastit dhe gjetjen e personit që ka bërë denoncimin e rremë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat