Në Shkup për herë të katërt do të bëhet dezinsektimi

Shkupi

Në Shkup për herë të katërt do të bëhet dezinsektimi

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 14:42
Ilustrim

Bashkia e Shkupit informon qytetarët se spërkatja e katërt kundër mushkonjave në rajonin e bashkisë do të realizohet në periudhën prej 28.08.2017 deri 02.09.2017 (nga e hënda deri të shtunën), në periudhë prej orës 23 deri 4 të mëngjesit.

Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë përfundimin e dezinsektimit, ajo do të realizohet menjëherë ditën e ardhshme kur kushtet atmosferike do të jenë të përshtatshme.

Bashkia e Shkupit informon bletarët që në kohë të marrin masa për mbrojtje të bletëve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat