Sot marshohet për ajër të pastër në Shkup

Shkupi

Sot marshohet për ajër të pastër në Shkup

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 08:35
Ilustrim

Koalicioni për ajër të pastër “O2” dhe Ambasada e parë e fëmijëve në botë ‘Megjashi’ së bashku edhe me 18 organizata qytetare, joqeveritare, sot pasdite organizojnë marsh paqësor për ajër të pastër.

Pika fillestare e aksionit është Qeveria e RM-së, me ç’rast do të kalohet përmes bulevardit ‘Ilinden’ dhe bulevardit ‘8 Shtatori’ ku pjesëmarrësit do të bashkohen me organizatat qytetare partnere ‘Ne jemi Karposh 4’ dhe ‘Karposh 3’ të cilët gjithashtu do të kenë protestë paqësore.

‘Konsiderojmë se pikërisht kjo periudhë është jashtëzakonisht e rëndësishme që të dëgjohet zëri i qytetarëve të cilët tërësisht, në të gjithë qytetet më të mëdha në Maqedoni: Shkup, Tetovë, Manastir, Kërçovë, Strugë, Kumanovë, Kavadar, drejtpërdrejt po i ndjejnë pasojat nga ajri toksik. Konsiderojmë se kjo periudhë është posaçërisht e rëndësishme para autoriteteve të reja lokale që të pozicionohen, që seriozisht të mund ta kuptojnë problemin dhe së bashku me pushtetin qendror të mund të ndërmarrin masa urgjente, por edhe afatshkurte, ndërsa më tej edhe sistem i masave afatgjate të problemit’, deklaroi Eli Pesheva nga Koalicioni O2.

Mbështetje për marshin nga ana e qytetetarëve pret edhe Dragi Zmijanac nga Ambasada e parë e fëmijëve ‘Megjashi’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat