Kandidatët për qytetin e Shkupit me projekte për mbrojtjen e ambientit jetësor

Shkupi

Kandidatët për qytetin e Shkupit me projekte për mbrojtjen e ambientit jetësor

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 15:25
Petre Shilegov

Projektet për uljen e ndotjes së ajrit në ambientin jetësor, janë në prizmin e programit të kandidatit të VMRO-DPMNE të qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski i cili kërkon mandatin e tretë.

Kundërkandidati i tij nga radhët e LSDM-së, Petre Shilegov , i cili për herë të parë tenton të vjen në këtë pozitë, pjesën më të madhe të programit të tij ia dedikon ambientit jetësor duke theksuar se Shkupi do të shndërrohet në vend të gjelbërt evropian për katër vitet e ardhshme.

Si asnjëherë më parë , tani kandidatët janë të përqëndruar në temën ekologjike si prioritet i parë për qytetarët, Partitë politike  në fillim   nisin me  hulumtime  paraprake për atë se çka i duhet qytetarit dhe atëherë merren me oferta, thotë Marko Troshanovski nga Instituti për demokraci. Sipas tij, kandidatët  hapin tema në interes të qytetarëve , si dhe nga  frika  e  kundërkandidatit , për çështje votash, thotë Troshanovski.

Qytetarët me vetëdijen më të madhe kan protestuar për ajrin e ndotur të qyteteve që në kohë të fundit vendi ynë është ndër më të ndoturit në Evropë.

Arijanit Xhaferi nga Shoqata “ Eco Guerila”  e cila shoqatë proteston vite me radhë për ndotjen e Tetovës, si argument kryesor e jep zgjimin e ndërgjegjes së qytetarëve  që nga zgjedhjet e kaluara , sepse askujt nuk i interesonte për ambientin jetësor.
Duhet të them se tani ndjehem mirë se flitet për ndotjen e ajrit, dhe nuk e di sa do të jemi të suksesshëm në këtë drejtim. Shumica e kandidatëve kanë kontaktuar me ne që të përgjigjen në sfidat e tyre, tha Xhaferi.

Ai më tej potencoi se në Tetovë u mbyll Jugohromi, ndërkaq deponia është pastruar pasi u dogj e tëra, dhe për këtë qytet mbetet mangësi transporti publik dhe mënyra e ngrohjes. 

Në qytete të shumta urbane , elektorati është shumë i sensibilizuar në lidhje me temën e karakterit ekologjik, ka votues që nuk janë të fokusuar në punësimin apo zhvillimin ekonomik, tema që nuk janë evidente në komuna tjera, tha Troshanovski.

Në Shkup tema e luftës kundër ambientin jetësor është fokusimi i kandidatëve për kryetar komune,sidomos në komunën Karposh. Kryetari aktual Stevçe Jakimovski, i cili dimrin e kaluar e akuzoi Kosovën për ndotje të komunës, tani thotë se Karposhi do të ketë një milion m2 gjelbërim, dhe kjo do të jetë stimul për ndyshim e ngrohjes me aparate të ndryshme dhe bilborde të pastra. Kundërkandidati i tij Stefan Bogoev thotë se mbrojtja e ambientit jetësor në Karposh do të jetë prioriteti i parë në programin e tij politik

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat