Forumet rinore të partive politike nënshkruan deklaratë për zgjedhje të lira dhe korrekte

Shkupi

Forumet rinore të partive politike nënshkruan deklaratë për zgjedhje të lira dhe korrekte

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 14:28
Pamje nga takimi

 Të rinjtë e 25 partive politike sot në Shkup në prag të mbajtjes së zgjedhjeve lokale nënshkruan Deklaratë për zgjedhje të lira dhe korrekte.

Me Deklaratën ata u angazhuan për zbatimin e zgjedhjeve të lira dhe korrekte, organizim të fushatës dinjitoze dhe për uljen e urrejtjes në rrjetet sociale dhe në jetën e përditshme.

Përfaqësuesit e të rinjve të partive politike shprehën kënaqësi që po rritet numri i të rinjve të cilët e nënshkruajnë Deklaratën dhe u angazhuan se do t'u përmbahen parimeve të dokumentit.

Të rinjtë nga partitë më të mëdha politike paralajmëruan betejë korrekte me respektimin e të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor.

Nga të rinjtë socialdemokratë të Maqedonisë paralajmëruan se do të manifestojnë marrëdhënie korrekte dhe të drejtë ndaj të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor, ndërsa nga Unioni i të rinjve të VMRO-DPMNE-së shfaqën shpresë se zgjedhjet e ardhshme do të jenë betejë me zgjidhje dhe propozime për problemet e të rinjve, ndërsa jo betejë me thyerjen e shtabeve dhe shkatërrimin me material reklamues.

Ky është nënshkrimi i parë i Deklaratës me rastin e zgjedhjeve lokale paraprakisht të rinjtë e partive politike dy herë nënshkruan deklaratë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2014 dhe 2016.

Nënshkrimi i sotëm i Deklaratës është në organizim të Institutit për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat