Kandidatët për Shkupin firmosën marrëveshje me të rinjtë

Shkupi

Kandidatët për Shkupin firmosën marrëveshje me të rinjtë

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 08:47
Kandidatët për Shkupin

Katër nga tetë kandidatët për kryetar të Shkupit, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kanë nënshkruar dokument me të cilin u zotuan për zbatimin e projekteve për të rinjtë e qytetit. 

Dokumenti përmban kërkesa në fushën e arsimit, kulturës dhe sportit, dhe e nënshkruan Petar Shilegov i LSDM-së, Marija Xhons nga Partia Majtiste, Nafie Selmani nga BESA dhe Georgi Todorov nga Lëvizja Kombëtare për Maqedoninë. Në këtë ngjarje nuk morën pjesë katër kandidatët e tjerë, duke përfshirë edhe kryetarin aktual të Shkupit Koce Trajanovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat