Zyrtare, Shilegov do të udhëheq me qytetin e Shkupit në këto katër vite

Shkupi

Zyrtare, Shilegov do të udhëheq me qytetin e Shkupit në këto katër vite

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 21:58
Petre Shilegov

Petre Shilegov nga LSDM-ja është kryetar i ri i Qytetit të Shkupit. Sipas rezultateve nga 100 për qind të të dhënave të përpunuara nga vendvotimet, të cilat Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i publikoi sonte në ueb faqen e vet, Shilegov në zgjedhjet e së dielës fitoi 141.119 vota, respektivisht 50,32 për qind dhe e fitoi funksionion e kryetarit të qytetit që në rrethin e parë të zgjedhjeve.

Kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe kryetari i deritanishëm Koce Trajanovski fitoi 101.464 vota, respektivisht 36,18 për qind.

Pas rrethit të parë të zgjedhjeve lokale në 45 komuna janë zgjedhur kryetarë të komunave, ndërsa në 35 do të ketë rreth të dytë për dy javë, respektivisht më 29 tetor.
Në rrethin e parë janë zgjedhur kryetar të komunave në Aerodrom, Haraçinë, Manastir, Berovë, Bogdanci, Bosilovë, Vallandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Dellçevë, Demir Hisar, Dojran, Zelenikovë, Ilinden, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçani, Kratovë, Kriva Pallankë, Krivagashtan, Krushevë, Kumanovë, Llozovë, Mavrovë – Rostushe, Negotinë, Novosellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Plasnicë, Prilep, Radovish, Rankovc, Resnjë, Sveti Nikollë, Sopishtë, Strumicë, Qendër, Qendra Zhupa, Çuçer Sandevë dhe Debarcë.

Rreth të dytë do të ketë në Tetovë, Çair, Bogovinjë, Strugë, Bërvenicë, Studeniçan, Tearcë, Butel, Vinicë, Vrapçishtë, Gazi Babë, Gotivar, Gradsko, Dibër, Demir Kapi, Probishtip, Rosoman, Dollnen, Zhelinë, Zërnovci, Jegunovce, Kavadar, Karbinci, Kisella Vodë, Likovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Mogillë, Novaci, Saraj, Nagoriçan i Vjetër, Çashkë, Çeshinovë – Obleshevë, Shtip dhe Shuto Orizarë.

LSDM-ja në rrethin e parë fitoi 37 vende të kryetarëve të komunave, VMRO-DPMNE-ja tre, BDI-ja dy, grup i zgjedhësve dy dhe Partia Demokratike e Turqve një.

LSDM-ja dhe VMRO-ja do të garojnë në rrethin e  dytë në 19 komuna, BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët do të garojnë në pesë, BDI dhe BESA në shtatë, në një komunë do të garojë kandidati i grupit të zgjedhësve dhe VMRO-DPMNE, në një BDI dhe LSDM, në një LSDM dhe Lidhja e romëve dhe në një PDSH dhe BESA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat