U lirua Ibrahimi, personi që shkaktoi incident para Gjykatës së Maqedonisë

Shkupi

U lirua Ibrahimi, personi që shkaktoi incident para Gjykatës së Maqedonisë

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 22:58
Pamje nga incidenti

Emrush Ibrahimi u lirua nga arresti. Këtë e pohon edhe avokati i tij, i cili nuk deshi të flet më shumë për rastin, pasi siç tha hetimi ndaj tij mund të vazhdoj.

“Ai u arrestua nga ana e policisë. Pas kryerjes së bisedës me të, i njëjti sot në afatin ligjor është lënë në liri. Për atë se si do të zhvillohet procedura më tej, do të shikojmë më vonë”, tha Millan Ivanovski, avokat i Emrush Ibrahimit.

Avokati i Emrush Ibrahimit gjithashtu tha se rripi që Ibrahimi mbante në brez nuk ishte lëndë shpërthyese.

Ndryshe, 57 vjeçari nga Haraçina e Shkupit është arrestuar para Gjykatës Supreme gjatë shqiptimit të aktvendimeve për të akuzuarit në rastin “Lagjja e Trimave” në Gjykatën Penale të Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat