Konferencë përfundimtare e projektit për Reforma në sektorin ujor në nivel lokal

Shkupi

Konferencë përfundimtare e projektit për Reforma në sektorin ujor në nivel lokal

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 16:29
Shkup

Me konferencë me temë "Sistem nacional për monitorim të kryerjes dhe bençmarking për shërbimet ujore (Danubis-DCM)" sot u shënua përfundimi i projektit "Reforma në sistemin për furnizim me ujë, grumbullim dhe pastrim të ujërave të zeza urbane në nivel lokal", financuar nga Bashkimi Evropian.

Konferenca për monitorim të shërbimeve ujore, që u organizua në bashkëpunim me ADKOM, e vendosi në fokus rëndësinë e të dhënave të rregullta në punën e ndërmarrjeve për shërbime komunale, por edhe për nevojat e proceseve rregullatore dhe për bençmarkingun nacional dhe rajonal. Në atë kontekst u prezantuan portalet www.danubis-dcm.org dhe www.danubis.org.

Pjesa e detyrave kryesore të projektit ishte mbështetja në zbatimin e kërkesave të Ligjit të ri për përcaktimin e çmimeve të shërbimeve ujore dhe përgatitjen e Planit të aksionit për masat e nevojshme të ofruesve të shërbimeve ujore me çka do të mundësohet menaxhimi efektiv dhe efikas me furnizimin me ujë, grumbullimin dhe pastrimin e ujërave të zeza. Projekti u ndihmon ndërmarrjeve në ciklin e parë të procesit rregullator të parashtrojnë plan për adaptim të tarifave dhe kërkesave për miratim të tarifave para Komisionit rregullator për energjetikë i cili është kompetent për përpunimin e tarifores për shërbime ujore që prej 1 janarit të vitit të ardhshëm do të duhet ta zbatojnë të gjitha ndërmarrjet publike të ujësjellësit në komunat me mbi 10.000 banorë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat