Aksident në Haraçinë, humb jetën një këmbësor

Shkupi

Aksident në Haraçinë, humb jetën një këmbësor

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 16:22
Aksident ne Shkup

Në një aksident rrugor që ka ndodhur dje në afërsi të fshatit Haraçinë të Shkupit humbi jetën një këmbësor. Shoferi  është larguar nga vendi i aksidentit.

Siç kumtoi policia, dje në autostradën-qarkore në qytetin e Shkupit në afërsi të mbikalimit për në fshatin Haraçinë, ka ndodhur një aksident ku shoferi i automjetit e ka goditur një këmbësor i cili vdiq në vendin e ngjarjes. Shoferi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit.

Ekipi i Ndihmës së shpejtë mjekësore e ka konstatuar vdekjen e këmbësorit. Ekspertizë në vendin e aksidentit kanë kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB - Shkup. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të vdekurit është transferuar në Institutin për Mjekësi Ligjore për autopsi. Po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit dhe automjetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat