Qendra e Shkupit pa nxemje qendore - Bota Sot
Qendra e Shkupit pa nxemje qendore

Shkupi

E premte, 15 dhjetor 2017

Qendra e Shkupit pa nxemje qendore

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 11:30
Ilustrim

Qendra e Shkupit sot në mëngjes është pa ngrohje qendrore për shkak të një defekti të përçuesit kryesor nga rrjeti shpërndarës i ngrohjes nga ngrohtorja “Istok”.

Nga kompania “BEG” e cila është angazhuar për distribuim dhe furnizimin me energji termike informojnë se ekipet po punojnë në riparimin e defektit dhe se pritet rreth mesditës konsumatorët nga kjo pjesë e qytetit të kenë ngrohje qendrore.

“Sipas vlerësimit pritet në afat më të shpejtë, për dy orë defekti të sanohet, pas çka do të vijojë mbushje e përçuesit dhe normalizim i dërgesës së energjisë termike. Ngrohja pritet të stabilizohet rreth mesditës”, thonë nga “BEG”.

Për informacione shtesë qytetarët mund të paraqiten në qendrën për kujdes të konsumatorëve në tel: (02) 3076 200.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test