Konferencë ndërkombëtare në Shkup për menaxhim me mbeturinat

Shkupi

Konferencë ndërkombëtare në Shkup për menaxhim me mbeturinat

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 09:44
Ilustrim

“Maqedonia dhe trendet botërore për menaxhim të mbeturinave të forta” është tema e konferencës ndërkombëtare që do të mbahet sot dhe nesër në Shkup, në organizim të Asociacionit të Maqedonisë për menaxhim me mbeturina.

Në konferencën që është pjesë e tuining projektit të financuar nga BE-ja për menaxhim me mbeturina (MK 12 IB EN 02), do të prezantohen gjendjet aktuale me menaxhimin me mbeturinat në vend, si dhe kompanitë vendore, ekspertë dhe shoqata, që do të punojnë në këtë fushë.

Sesioni i parë i kushtohet çështjes se si të arrihet deri në fondet e kapshme të BE-së.

Janë paralajmëruar edhe fjalime të ministrit dikasterial, të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku, si dhe i drejtuesit për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së në Shkup, Nikolla Bertolini.

Konferenca është nën patronazhin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Delegacionit të BE-së në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat