Interesi i institucioneve evropiane për përmirësimin e pozitës së romëve në Maqedoni është i madh - Bota Sot
Interesi i institucioneve evropiane për përmirësimin e pozitës së romëve në Maqedoni është i madh

Shkupi

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Interesi i institucioneve evropiane për përmirësimin e pozitës së romëve në Maqedoni është i madh

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 17:51
Ilustrim

Rritja e nivelit të implementimit të Strategjisë për Romët 2014-2020 dhe Planet aksionale nacionale për vendosje, punësim, shëndetësi, arsim dhe forcimin e pozitës së gruas rome, është tema e Takimit të tetë të punës për inkluzion social të romëve në Maqedoni që u mbajt sot në Shkup.

Në takim u adresua ministri pa resor përgjegjës për implementimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Republikën e Maqedonisë Samka Ibraimovski, i cili theksoi se interesi i institucioneve evropiane për përmirësimin e pozitës së romëve në Maqedoni është i madh dhe paraqet kusht për anëtarësimin në familjen evropiane përmes përmbushjes së dispozitave të kapitullit 23 që ka të bëjë me jurisprudencën dhe të drejtat fundamentale.

“Në këtë drejtim nevojitet angazhim i përbashkët i të gjithë neve. Së bashku mund të realizojmë më shumë dhe të fokusohemi në implementimin e vërtetë të prioriteteve strategjike për përmirësimin e gjendjes së romëve në Maqedoni. Pres që nga punëtoria e sotme të dalin konstatime të cilat do të jenë realisht të realizueshme për periudhën e ardhshme prej 2 vitesh, të cilat për ne do të ishin udhërrëfyes drejt përmbushjes së përcaktimit strategjik”, theksoi Ibraimovski.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, potencoi se duhet në vazhdimësi të punohet për përfshirjen sociale të romëve përmes zvogëlimit të varfërisë, dhe sigurimin e mundësisë për të marrë dokumente me qëllim që të rregullohet statusi i tyre në shtet dhe të realizojnë të drejtat e tyre shëndetësore dhe sociale.

“Për të siguruar përfshirje më të mirë të romëve në shoqërinë tonë doemos duhet të sigurojmë edhe kyçje shtesë të fëmijëve romë në kopshte, që është prioritare për të pasur kyçje më të mirë në arsimin fillor, të mesëm dhe arsimin e lartë. Po ashtu e rëndësishme është edhe varfëria që drejtpërdrejt është e lidhur me papunësinë”, tha Carovska.

Ajo tha se në manyrë afatgjate kemi një numër të madh të qytetarëve të papunësuar në përgjithësi në Maqedoni, por romët përballen me përfshirje më të madhe në ekonomine joformale të tregut, për shkak të cilës në ministrinë punohet në strategjinë për formalizimin e ekonomisë joformale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test