Reshjet e shiut nxjerrin në pah gjendjen e tmerrshme ekologjike në lumin Vardar

Shkupi

Reshjet e shiut nxjerrin në pah gjendjen e tmerrshme ekologjike në lumin Vardar

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 16:12
Reshjet e mëdha të shiut rritën nivelin e ujit të të gjithë lumenjve, përfshi edhe atë të Lumit Vardar

Reshjet e mëdha të shiut që kapluan vendin ditëve të fundit rritën nivelin e ujit të të gjithë lumenjve, përfshi edhe atë të Lumit Vardar. Por kjo nuk është e tëra, reshjet nxorrën në sipërfaqe edhe një mori mbeturinash, më të theksuara shishet e plastikës.

Qytetarët shprehen kritik duke theksuar se nuk janë të ndërgjegjshëm dhe nuk mbajnë llogari për rruajtjen e ambientit.

“Është për të të ardhur keq që janë mbledhur kaq shumë mbeturina, fatkeqësisht shihet se nuk jemi të përgjegjshëm.Shpresoj të pastrohen,unë jam që të pastrohet por do shohim”.

Nga ana tjetër si problem mbetet edhe mospastrimi i shtratit të lumenjve.

“Nuk pastrohet shtrati, nuk mbahet por edhe ne qytetarët në shkallë të madhe jemi fajtor dhe e gjithë kjo e shkakton, ne nuk mbajmë llogari për asgjë”.

“Shpresoj që njerëzit do të ndalojnë së hedhuri mbeturina.Problemi nuk është vetëm tek institucionet por më shumë te njerëzit që hedhin mbeturina cdo ditë, gjithandej. Fillimisht duhet ata të vetëdijësohen pastaj institucionet”.

Reshjet e shiut dëmtuan edhe disa objekte, përfshi edhe ato të projektit “Shkupi 2014”, që gjenden për rreth Lumit Vardar.

Pikërisht pjesa e lumit ku janë vendosur anijet e projektit ‘Shkupi 2014’ tregon pamjen e vërtetë të pastërtisë në lumin Vardar në rrjedhën e tij në kryeqytet, ndërsa shtrati i lumit me vite të tëra nuk është pastruar dhe është përplot me mbeturina komunale dhe ndërtimore por institucionet assesi të ndërmarin ndonjë hap konkret për të shmangur këtë pamje të tmerrshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat