Shkup: Mbështetësit e opozitës kërkuan lirimin e të arrestuarve - Bota Sot
Shkup: Mbështetësit e opozitës kërkuan lirimin e të arrestuarve

Shkupi

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Shkup: Mbështetësit e opozitës kërkuan lirimin e të arrestuarve

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 07:41
Pamje nga protesta e mbrëmshme para Ministrisë së drejtësisë në Shkup

Afro 1,500 mbështetës të partisë opozitare konservatore në Maqedoni, e kanë mbajtur një demonstratë në Shkup, me ç’rast kërkuan lirimin e 22 personave të arrestuar për akuza se janë të përfshirë në dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, në muajin prill.

Nikolla Gruevski, ish-kryeministër dhe lider i partisë opozitare, WMRO-DPMNE, u tha pjesëmarrësve të tubimit të mbrëmshëm se arrestimet ishin “të padrejta” dhe kërkoi “liri për patriotët”.

Zyra e prokurorit publik të Maqedonisë i ka akuzuar 36 vetë për depërtimin me dhunë në parlament, me ç’rast u lënduan më se 100 vetë, raporton agjencia AP.

Ata janë të akuzuar se paraqesin “kërcënim terrorist për rendin kushtetues dhe sigurinë”, dhe ballafaqohen me dënim ne burg disavjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test