Aksion për largimin e shitësve ilegal nga rrugët e Komunës së Çairit - Bota Sot
Aksion për largimin e shitësve ilegal nga rrugët e Komunës së Çairit

Shkupi

E martë, 12 dhjetor 2017

Aksion për largimin e shitësve ilegal nga rrugët e Komunës së Çairit

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 13:53
Pamje nga aksioni

Komuna e Çairit sot e ka realizuar aksionin për largimin e shitësve ilegal nga rrugët e territorit të saj, me çka siç thonë ata po ndërmerren masa konkrete për vendosjen e rendit dhe respektimin e ligjit, respektivisht lirimin e këtyre zonave të uzurpuara dhe mundësimin e qarkullimit të lirë dhe të sigurt të qytetarëve.

Në një deklaratë për Portalb.mk, zëdhënësi i Komunës së Çairit, Kushtrim Alla, thotë se këto aksione do të vazhdojnë edhe më tej, ndërkaq shitësit ilegal do të duhet që veprimtarinë e tyre ta ushtrojnë nëpër tregjet legale, pasi që në vendet publike nuk do të lejohen.

“Komuna e Çairit ka realizuar sot aksionin për largimin e shitësve ilegal nga rrugët e territorit të Komunës së Çairit. Aksioni është bërë me qëllim që të mundësohet qarkullimi i lirë i qytetarëve në zonat ku ato duhet të qarkullojnë dhe të sigurohen në komunikacion, gjegjësisht të evitohen fatkeqësitë eventuale si pasojë e uzurpimit të zonave publike. Aksione të këtilla do të kemi edhe më tej me qëllim që të vendoset rendi dhe të respektohet ligji. Sa i përket shitësve, ato duhet të vendosen nëpër tregjet legale, gjegjësisht në Bit Pazar. Pra vetëm aty ku do të lejohet shitja apo ushtrimi i veprimtarisë së tyre, përndryshe ato nuk do të kenë të drejtë ta realizojnë aktivitetin e tyre në hapësira publike”, thotë Alla.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test