Ajri në Shkup edhe sot i ndotur - Bota Sot
Ajri në Shkup edhe sot i ndotur

Shkupi

E shtunë, 21 korrik 2018

Ajri në Shkup edhe sot i ndotur

Më: 9 janar 2018 Në ora: 11:43
Shkup

Ajri në Shkup edhe sot në mëngjes është i ndotur mbi të lejuarën. Koncentrime më të larta të grimcave PM10 sërish ka në Lisiçe 313 mikrogramë në një metër kub, te Rektorati janë matur 182, në Gazi Babë 159, në Qendër 110 edhe në Karposh 96 mikrogramë.

Pas informacioneve të marra se ajri në Shkup dy ditë me radhë është tejkaluar mbi të lejuarën, gjegjësisht mbi 200 pm/m2, dje sërish u aktivizuan masat për uljen e pasojave nga ndotja e ajrit në qytet.

Nga Shërbimi qeveritar për media informojnë se Ministritë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe e Shëndetësisë janë të obliguara t’i lirojnë prej punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, me infarkt të pësuar miokardial ose tronditje në tru, pa dallim moshës, riorganizim të orarit të punës dhe persona të cilët punojnë në hapësira të hapura të punojnë prej orës 11 deri në orën 17, ta zbatojnë ndalesën për mbajtjen e ndeshjeve sportive dhe manifestimeve të tjera në sipërfaqe të hapura, të sigurojnë kushte për aktivitete të hapura të shërbimit për ndihmë të shpejtë, vizitë në shtëpi dhe shërbimit të patronazhit.

MPB-ja duhet ta aktivizojë dhe të zbatojë vendimin dhe kontrollin e regjimit tashmë të vendosur të trafikut për automjetet e rënda transportuese, destinacioni final i të cilave nuk është Shkupi, në koordinim me MPB-në ( të shfrytëzohet rrethrrotullimi). Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale janë të detyruara të zbatojnë lëshimin e lejeve për furnizim të mallrave në zona të ndaluara për komunikacion që vlen prej orës 07:30, trajnimet në autoshkolla të realizohen në periudhën prej orës 9:30 deri më 14:30 dhe pas orës 18,  të sigurohet ose transport publik falas ose zvogëlim i çmimit të biletave të transportit publik në periudhën e kushteve jo të volitshme të motit, që do të ishte nxitje për qytetarët ta përdorin transportin publik, të rritet frekuenca e autobusëve të NPQ-së në të gjitha destinacionet, pastrim i përditshëm i rrugëve dhe shtigjeve për këmbësorë dhe t’i risin  kontrollet e inspektimit në vendet e ndërtimit, përdoruesve të vajrave mbeturina dhe serviseve që punojnë në ndërrimin e vajrave.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë i urdhëron të gjitha organet e administratës shtetërore, agjencive, fondeve, byrove, enteve, ndërmarrjeve publike dhe SHA në pronë shtetërore, si dhe Njësiteve të Vetëqeverisjes Lokale që ta zvogëlojnë deri në 50 për qind përdorimin e automjeteve zyrtare.

Theksohet se kompanitë e ndërtimit kanë për obligim të shfrytëzojnë ujë për uljen e pluhurit gjatë aktiviteteve ndërtimore (spërkatje, larje të gomave para daljes nga vendi i ndërtimit etj), ndërsa makinat e ndërtimtarisë të transportohen deri në vendet e ndërtimit deri në orën 7:30 të mëngjesit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test