Shkup, nesër protestë para Kuvendit kundër Ligjit për gjuhët dhe ndryshimit të emrit - Bota Sot
Shkup, nesër protestë para Kuvendit kundër Ligjit për gjuhët dhe ndryshimit të emrit

Shkupi

E diel, 18 shkurt 2018

Shkup, nesër protestë para Kuvendit kundër Ligjit për gjuhët dhe ndryshimit të emrit

Më: 28 janar 2018 Në ora: 19:32
Protesta në Maqedoni

Nisma qytetare maqedonase për jetë të shëndoshë, dinjitoze dhe të ndershme “Rilindja” për nesër paralajmëron protestë para Kuvendit të Maqedonisë me fillim në ora 10.

Siç informojnë, protesta është kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili sipas tyre, është jo kushtetues, diskriminues, kundër ndryshimit të emrit dhe negociatat dhe marrëveshjes nënçmuese.

“Do të dërgojmë kërkesë deri te Presidenti që të sjellë vendim përfundimtar me të cilin do të refuzojë të gjithë propozimet dhe proceset për ndryshimin e emrit dhe të propozojë nismë për pranimin e Republikës së Maqedonisë në Kombet e Bashkuara, nën emrin kushtetues”, thuhet në parlajmërimin e protestës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test