Shilegov-VMRO, përplasje për punët e Shkupit - Bota Sot
Shilegov-VMRO, përplasje për punët e Shkupit

Shkupi

E mërkurë, 15 gusht 2018

Shilegov-VMRO, përplasje për punët e Shkupit

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 16:29
Shkupi

Kryetari i Shkupit Petre Shilegov u lëvdua se në 100 ditët e mandatit të tij ka punuar me përkushtim, përgjegjësi dhe ndershmëri duke ndjekur nevojat dhe interesat e qytetarëve të Shkupit dhe e ka hapur qytetin për të gjithë. Shilegov tha se për tre herë është rritur buxheti për ambientin jetësor. Paratë në vend që për fasada baroku do të ridestinohen për efikasitet energjetik për shkollat me çka fëmijët do kenë kushte më të mira për mësim. Shilegov u lëvdua edhe për zbatimin e orarit në dy turne të nëpunësve të tij dhe tani qytetarët më lehtë mund ti marrin shërbimet që i ofron qyteti. Nga ana tjetër VMRO opozitare vlerëson se 100 ditët e Shilegovit janë gënjeshtër, jopunë, dhe pa projekte kapitale.

Menjëherë pas marrje së pushtetit zbatuam orarin në dy turne të shërbimeve që direkt punojnë me qytetarët. Baraka 16 tani punon nga ora 7.30-19.30 dhe qytetarët munden më shpejtë dhe më lehtë ti kryejnë punët e tyre lidhur me pranimin, lëshimin, verifikimin e dokumenteve për tatim, taksa dhe kompensime tjera në qytetin e Shkupit -deklaroi Petre Shilegov- kryetar i Shkupit.

Këto janë 100 ditë të humbura. Shkupin e presin vite të agonisë së thellë dhe populizmit të fuqishëm. Në 100 ditët e para, Shilegov nuk filloi me realizimin e asnjë projekti kapital për qytetin e Shkupit – tha Svetllana Kolariq- VMRO DPMNE.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test