Policët e lagjes: 300 policë të rinj do t’i duhen Shkupit - Bota Sot
Policët e lagjes: 300 policë të rinj do t’i duhen Shkupit

Shkupi

E hënë, 20 gusht 2018

Policët e lagjes: 300 policë të rinj do t’i duhen Shkupit

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 16:47
Spasovski

Shkupit do t’i duhen më së paku 300 policë lagjesh. Sektori i punëve të brendshme (SPB) në Shkup ballafaqohet me mungesë të stafit.

Fillimisht, ky shërbim do të realizohet nëpër disa komuna të Shkupit.

Realizimi i këtij projekti ka filluar në Kumanovë, ndërsa për shërbimet janë angazhuar 70 policë të shpërndarë në 17 rajone.

Sipas analizës paraprake, policët e lagjes u mbështetën pozitivisht nga qytetarët, shtoi Spasovski. Javë mbas jave po zvogëlohet numri i krimeve nëpër rrugët e Kumanovës, por do të duhet kohë, tha ministri.

Në Shtip, Tetovë dhe Manastir ka numër të mjaftueshëm të stafit dhe sa më shpejtë do të zbatohet ky shërbim.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test