Shkup, pacienti i padurueshëm grushton mjekun - Bota Sot
Shkup, pacienti i padurueshëm grushton mjekun

Shkupi

E mërkurë, 20 qershor 2018

Shkup, pacienti i padurueshëm grushton mjekun

Më: 23 prill 2018 Në ora: 17:00
Ilustrim

Një mjek amë nga një ordinancë në Shuto Orizari fizikisht është sulmuar nga pacienti i tij i cili nuk ka pasur durim të pres në radhë, transmeton Almakos.

Sulmi ka ndodhur të mërkurën ku në ordinancë ka arritur djaloshi 19 vjeçar.

Ai e ka vendosur librezën shëndetësore në sportelin tek motra, ndërsa pastaj pa pritur në radhë është futur në ordinancë. Mjeku e ka qortuar djaloshin për sjelljen, ndërsa ai menjëherë e ka goditur në sy. Për shkak të tensionit të punësuarit e kanë thirrur sigurimin.

Në ordinancë në ndërkohë kanë ardhur edhe prindërit e djaloshit, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe Policia e Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test