Rita Ora provon edhe elefantin

Showbiz

Rita Ora provon edhe elefantin

Më: 18 janar 2013 Në ora: 21:48

Rita Ora ndodhet në Tajlandë, ku po xhiron videoklipin e këngës së saj të re dhe ka përfituar nga rasti për të bërë foto e hipur në një elefant.

Këngëtarja kosovare shkroi në Twitter se katër ditët e fundit të kaluara në Tajlandë kanë qenë “surreale” për të, transmeton TCH.

“Para se të largohem, dua të them se ditët që i kam kaluar në Tajlandë me Snoop Lion kanë qenë një eksperiencë surreale për mua”.

Gjithashtu, 22-vjeçarja theksoi se ishte shumë e frikësuar pranë elefantëve: “Nuk kam qenë kurrë më parë aq e frikësuar… por edhe në paqe me veten”.

Rita Ora ka bashkëpunuar me reperin Snoop Lion për një nga këngët e albumit të saj të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat