KED i çon Kuvendit kandidatin Altin Binaj për në Kushtetutese

Shqipëria

KED i çon Kuvendit kandidatin Altin Binaj për në Kushtetutese

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Nuk janë tre kandidatë, por vetë një që KED i ka çuar Kuvendit të Shqipërisë për të votuar për vendin vakant që la në Gjykatën Kushtetutese, Fatos Lulo, i cili u shkarkua nga Vettingu.

Kandidati i vetëm për vendin e Lulos është Altin Binaj.

Në fakt ligji e parashikon që të çohen 3 kandidatë për votim për një vend, por në mungesë të këtyre dhe pas thirrjeve të ambasadorëve që Kushtetuesja të bëhet funksionale sa më shpejt, po veprohet më shpejt.

Emri i Binajt pritet që të votohet të enjten, që do të jetë seanca e fundit për këtë vit e parlamentit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat