UET dhe UT nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimit

Shqipëria

UET dhe UT nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimit

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 17:29
UET dhe UT nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimit

Për herë të parë arsimi i lartë publik dhe jo publik, kapërcejnë ndasitë organizative dhe bëhen bashkë në qëllimin dhe misionin e tyre primar, atë të përgatitjes së specialistëve në fusha të ndryshme të kërkimit, në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit.

Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Europian i Tiranës nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim dhe zhvillim aktivitetesh të përbashkëta.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha u shpreh se bashkëpunimi është konkurrenca më e mirë mes institucioneve të arsimit të lartë.

“Dy institucione të rëndësishme të arsimit të lartë public dhe jo public kërkojnë që atë punë të përbashkët ta formalizojnë me një marrëveshje të përbashkët bashkëpunimi.”

Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, e vuri theksin tek fryma e re e bashkëpunimit.

“Jemi posaçësisht të kënaqur që nënshkruajmë marrëveshje bashkëpunimin me një universitet që e njohim shumë mirë.”

Gjuraj e vuri theksin edhe tek një pikë e marrëveshjes, që sipas tij është e rëndësishme për sektorin privat dhe ku mbështetja e Universitetit të Tiranës është i nevojshëm dhe garantoi rektorin Hoxha, se do të gjejë përballë një partner serioz dhe të besueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat