Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për të premten, çfarë pritet

Shqipëria

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për të premten, çfarë pritet

Më: 7 janar 2021 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Dita e premte do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Reshje shiu në të gjithë vendin me intensitet deri mesatar, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në orët e para të 24-orëshit e deri në mesdite  në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër të territorit reshje shiu me intensitet deri të lartë,  hera-herës reshje në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Në zonën e Alpeve dhe në verilindje në lartësitë mbi 600 metër reshje në formën e dëborës.

Mjegull e dendur në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës. Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e reshjeve fiton shpejtësi deri në 18m/sek.

Valëzimi në det i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

vendet malore 5°C deri në 10°C

vendet e ulëta 10°C deri në  16°C

vendet bregdetare 10°C deri në 16°C

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat