Premtimi i Kryemadhit/ Do iu kthejmë shqiptarëve 5% të parave për çdo blerje

Shqipëria

Premtimi i Kryemadhit/ Do iu kthejmë shqiptarëve 5% të parave për çdo blerje

Më: 30 janar 2021 Në ora: 11:14
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar një video përmes të cilës ka dhënë një permit për qytetarët shqiptarë.

Sipas Kryemadhit, programi i LSI do të rimbursojë 5% të vlerës së faturës për çdo blerjeje, gjë e cila sipas saj do të kthejë paratë në xhepat e shqiptarëve.


Ajo zotohet ta bëjë realitet këtë premtim në 5 muajt e parë kur të vijë në pushtet.

“Ne i kemi përgjigjet! Ju ftoj të njiheni me programin e rimbursimit 5% të vlerës së faturës së çdo blerjeje, prioritet për 5 muajt e parë të qeverisjes që do të kthejë para direkte në xhepat e qytetarëve, si dhe do të shtojë të ardhurat për investime që do të krijojnë punësim, rritje të pagave dhe mirëqenie në Shqipëri”- shkruan Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat