Sorollatje në zyrën e tatimeve/ Biznesi i vogël në radhë, nuk ka blloqe të faturave tatimore

Shqipëria

Sorollatje në zyrën e tatimeve/ Biznesi i vogël në radhë, nuk ka blloqe të faturave tatimore

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 15:20
Foto

Tek Drejtoria e Shërbimit të Tatimpaguesve, Tiranë, prej ditësh ka radhë njerëzish, shkaktuar kjo pas hyrjes në fuqi më 1 janar 2021, të Ligjit për Tatimet, që heq TVSH-në për bizneset që e kanë xhiron vjetore nën 10 milionë lekë të reja.

Mungesë blloqesh të faturave tatimore, kjo është ajo, që thonë këta qytetarë që kërkojnë të pajisen sa më shpejt. Ndërsa nuk flitet fare për respektim të masave antiCovid.

“Tatimet duhej të përgatiteshin më përpara që ne subjektet të merrnim TVSH-në sipas formatit të ri. Vijmë këtu, na thonë në orën 12 vijnë blloqet. Kjo nuk është fare serioze.

Shitje pa bllok nuk mund të bëhen, sepse subjekti do faturën, nuk I njihet si shpenzim, nëse nuk ka faturën tatimore.

Me këtë logjikë i bie t’i them klientit të zyrës sime avokatore, që hajde merre faturën nesër, pasnesër, kur të mbërrijnë. Por unë I kam klientët nga gjithë Shqipëria, që nga Saranda deri në Tropojë.
Gjatë këtyre ditëve disa klientëve nuk ua kemi dhënë faturën dhe u kemi thënë, se do t’ua japim në seancën gjyqësore.

Na sorollasin nëpër zyra, a thua nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër në jetë ne. Po, jetojmë në Shqipëri thuaj.
Sa erdhët ju këtu me kamera, na u hapën sportelet, për të marrë firmën fillimisht, e pastaj bllokun.
Nëse nuk e marrim edhe sot, kemi frikë nga ndonjë gjobë, a masë”, shprehen qytetarët për Top Channel.

Drejtues të kësaj drejtoria, në bisedën pa kamera na konfirmuan se ky problem do të zgjidhet maksimuni ditën e nesërme, pra të premten, datë 5 shkurt 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat