Meta thirrje qeverisë/ Ndaloni urgjentisht koncesionet

Shqipëria

Meta thirrje qeverisë/ Ndaloni urgjentisht koncesionet

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 22:30
Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një intervistë dhënë për RTSH Korça, ka komentuar situatën politike në vend dhe gjendjen për shkak të koronavirusit.

Meta u shpreh se qeveria duhet të ndalojë urgjentisht pagesat për koncesionet. Kreu i Shtetit shtoi se duhet që të rimbursohen të gjitha familjet e prekura dhe bizneset e dëmtuara nga Covid-19.

“Ekziston mundësia në këtë kohë për të miratuar koncesione, të cilat elaborojnë shuma të jashtëzakonshme të buxhetit të shtetit, pra të taksave të qytetarëve shqiptarë.

Përse duhet të dyfishohet për këtë vit pagesa nga buxheti i shtetit për koncensionet kur të gjitha këto rezerva të jashtëzakonshme mund dhe duhet të përdoreshin për të përforcuar kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor, të spitaleve tona, por njëkohësisht edhe për të saktësuar protokollet dhe rimbursuar shpenzimet për të gjitha familjet që janë në nevojë.

Të mos harrojmë, që pandemia jo vetëm për shifrat që unë dhashë për humbjen e vendeve të punës që janë shumë të larta, por edhe për të gjitha arsye te tjera kanë sjellë një rritje të varfërisë, të kostos së jetesës së qytetarëve shqiptarë, si dhe kanë krijuar një vështirësi financiare për të përballuar mjekimin e duhur”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat