Balla mesazh opozitës: Një deputete e Monikës që theu vendimin për të lënë mandatet sot në listat e Bashës

Shqipëria

Balla mesazh opozitës: Një deputete e Monikës që theu vendimin për të lënë mandatet sot në listat e Bashës

Më: 16 mars 2021 Në ora: 12:20
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, duke folur nga foltorja e Kuvendit iu drejtua PD-së me fjalët e ish-Sekretarit Amerikan James Baker, që 30 vite më parë do të shprehej “se nuk ka më vend për dhunë në Shqipëri”.

“SHBA kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë një politikë konstante në marrëdhëniet me Shqipërinë, që prej ditës së parë të rivendosjes së marrëdhënieve. Në këtë sallë Sekretari Amerikan James Baker i drejtohej këtij institucioni. Dhe me fjalët e James Baker-it do të doja t’i rikujtoja PD-së një mesazh tepër të rëndësishëm. James Baker i kërkonte Parlamentit të asaj kohë: “Ashtu siç nuk ka më kthim mbrapa në rrugën e Shqipërisë së re, nuk ka vend përgjatë asaj rruge për dhunën, nuk ka vend për kërcënimin dhe nuk ka vend për përdorimin e forcës”, u shpreh Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së thotë se një ish-deputete e LSI, që theu vendimin për djegien e mandateve është sot në listën e Lulzim Bashës.

“Sikurse nuk ka kthim mbrapa Reformën në Drejtësi, që është investimi më i madh i SHBA-ve dhe BE-së, të gjithë ata që janë bërë bashkë kundër kësaj reformës, dua tua them shumë qartë, në 25 prill qytetarët shqiptarë do të vazhdojnë ta çojnë përpara Reformën në Drejtësi. Nëse PD-LSI me Lulin dhe Monikën do kishte vazhduar të ishin ne këtë sallë, ne nuk do t’i kishim arritur ti çonim përpara. Sa për histori me tradhëtira, ato i keni me Lulin dhe Monikën. Deputetja e Monikës është sot në listën e Lulzim Bashës. Deputetja theu vendimin e opozitës për të lënë mandatet. Ju akuzoi edhe Luli dhe Monika për tradhtarë, me tradhtaren del dorë për dore në rrugët e Lezhës, Elbasanit, dhe rrugët e tjera të Shqipërisë”, tha Balla, duke iu drejtuar deputetëve të Parlament.

Kreu i grupit parlamentar të PS u shpreh se vota e emigrantëve është bllokuar përfundimisht nga PD-LSI. “Nuk e di përse kanë kaq shumë urrejtje ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. I ftoj emigrantët, që nëse është mundësia, të vijnë në Shqipëri dhe të votojnë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat