“Çfarë i duhen kryetarit të Beratit 100 kamera?” Alizoti: Do të tregohemi të paskrupuj në mbrojtjen e votës

Shqipëria

“Çfarë i duhen kryetarit të Beratit 100 kamera?” Alizoti: Do të tregohemi të paskrupuj në mbrojtjen e votës

Më: 25 mars 2021 Në ora: 14:39
Tomor Alizoti

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Beratit, Tomor Alizoti i ftuar në studion e “ABC” me gazetaren Juli Xhokaxhi, foli për fushatën elektorale, përplasjet politike si edhe programin e Partisë Demokratike.

Alizoti u shpreh se në demokraci mbrojtja e votës është e domosdoshme, ndërsa u shpreh se PD do të bëjë gjithçka nëse do të ketë cënim të saj. Ai gjithashtu u shpreh se kundërshtarët politikë nuk kanë përse të merren e me flokët e Alizotit sepse askujt nuk i hyn në punë, por të merren me projekte konkrete.

“Në demokraci është e domosdoshme që vota të jetë e sigurt. Nëse ajo cënohet bie gjithçka dhe ne duke pasur shumë fakte jemi të detyruar që të jemi aktiv. Ne duhet të jemi të paskrupullt në mbrojtjen e votës”, tha Alizoti.

Alizoti foli për qarkun e Beratin, duke u shprehur në se në këtë qytet mbizotëron një varfëri e llahtarshme.

Ndërsa tregoi për takimet e zhvilluara në banesat e familjarëve atje, ai tha se varfëria është ulur këmbëkryq jo vetëm në rrethina, por edhe në qendrën e Beratit, duke kritikuar palën kundërshtarët për mungesën e mbështetjes për banorët në këto 8 vite.

“Varfëria është shumë e madhe. 50 metra larg qendrës së Beratit ka një mjerim të tmerrshëm, një varfëri që po të futesh në banesat e tyre traumatizohesh. Aty shokohesh, Berati është kthyer në një vend shumë të varfër dhe nuk mendoj që ka me lidhje me të majtën dhe të djathtë. Zonat ku ka shkelur, fshatrat, rrethinat vetë qytetit është në gjendje të mjerueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat