La shtatzënë 40-vjeçaren me probleme mendore, i riu ishte fejuar vetëm pak javë më parë

Shqipëria

La shtatzënë 40-vjeçaren me probleme mendore, i riu ishte fejuar vetëm pak javë më parë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 06:13
Klavjo Karumi me te fejuaren

Një 20-vjeçar, Klavjo Karumi është arrestuar ditën e sotme në Devoll, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 40-vjeçare me probleme mendore duke e lënë shtatzënë.

Pas dyshimeve nisur nga shenjat, 40-vjeçarja është dërguar në spital nga të afërmit ku ka mësuar se ka mbetur shtatzënë.

Më pas ajo u ka treguar familjarëve se 20-vjeçari kishte abuzuar seksualisht me të.

I riu banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras, i cili rezulton të jetë i fejuar, pas arrestimit ka pranuar përpara grupit hetimor se e ka kryer aktin.

Ai madje rezulton se është fejuar pak javë më parë.

Pas ngjarjes tronditëse, 20-vjeçari tani do të përballet me akuzën “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat