PD i përgjigjet Ramës: Fushata jote është rrumpallë, s’ke asnjë arritje për të shpalosur

Shqipëria

PD i përgjigjet Ramës: Fushata jote është rrumpallë, s’ke asnjë arritje për të shpalosur

Më: 28 mars 2021 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Për Partinë Demokratike, fushata elektorale e Partisë Socialiste është e dështuar.

Në përgjigje të kryeministrit Edi Rama, që ka akuzuar opozitën se po shton rastet e reja me koronavirus me njerëzit që mbledh për fushatë, selia blu tha se turp është të lësh qytetarët e prekur nga tërmeti ende pa shtëpi.

“#Turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë. #Papërgjegjshmëri është të mbash Shqipërinë në vendnumëro për 8 vite, ta largosh atë nga BE-ja dhe të mos u ofrosh asnjë të ardhme shqiptarëve.

#Rrumpallë është fushata e Ramës, që nuk ka asnjë arritje për të shpalosur, ndaj flet gjithë ditën për kundërshtarët.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat