I financuar nga BE, nis në Shqipëri aktiviteti i Programit IPA FF për përmbytjet dhe zjarret

Shqipëria

I financuar nga BE, nis në Shqipëri aktiviteti i Programit IPA FF për përmbytjet dhe zjarret

Më: 31 mars 2021 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Nisi sot në Shqipëri aktiviteti i pestë në nivel kombëtar, që shënon fillimin e programit “IPA Floods and Fire (IPA FF)/ Instrumenti për ndihmën e parapranimit, për përmbytjet dhe zjarret”, pas katër eventeve të tjera të zhvilluara në vende partnere, financuar nga Bashkimi Europian. IPA FF është një iniciativë e re 3-vjeçare, për përmbytjet dhe menaxhimin e rrezikut të zjarreve në pyje, në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi.

Njoftimi iplotë:
Ky event mblodhi përfaqësues nga autoritetet kombëtare, përgjegjëse për mbrojtjen civile, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Europian për Mbrojtjen Civile, Operacionet e Ndihmës Humanitare (DG ECHO), Delegacioni i BE-së në Shqipëri, partnerët e Konsorciumit IPA FF dhe Ambasada Italiane në Tiranë.

Programi IPA FF përfaqëson një tjetër hap në vazhdimësi të nismave të mëparshme, të financuara nga BE, që synojnë forcimin e kapaciteteve për parandalimin dhe gatishmërinë e rrezikut nga katastrofat në rajon dhe në Shqipëri.

Nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile të Shqipërisë, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm, z. Haki Çako, u shpreh z. Klajdi Nikolla, Drejtor i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Projekteve duke theksuar se: “Duke marrë në konsideratë fokusin, mbi të cilin do të zbatohet ky projekt, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile garanton se do të shërbejë si mbështetje kryesore në implementimin me sukses të tij, me qëllim arritjen e objektivave, si forcimi i sistemit të mbrojtjes civile shqiptare, ashtu edhe bashkëpunimi rajonal në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë”.

Kjo është një shënjesë e re e radhës, e orientuar drejt nxitjes së bashkëpunimit rajonal, shkëmbimit të përvojave më të mira dhe përafrimit të mëtejshëm të sistemeve të vendeve partnere me legjislacionin e BE-së, në mbrojtjen civile.

Z. Andrea Vera, Shefi i Sektorit të Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik dhe Social në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, theksoi ndihmën e financuar nga BE-ja, dhënë Shqipërisë përmes programit të rikuperimit të IPA Floods/ IPA për Përmbytjet dhe ndërhyrjet e shumta përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, për përmbytjet në periudhën 2015-2017 dhe tërmetet e vitit 2019. Ai theksoi nevojën e Shqipërisë për të ndërtuar kapacitete kombëtare dhe lokale me shpejtësi dhe planifikim aftësues në funksion të ekspozimit në rritje të Shqipërisë ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike dhe gjithashtu, për t’u përgatitur drejt bashkimit me Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.

Konsorciumi IPA FF është themeluar nga Departamenti Italian i Mbrojtjes Civile, si koordinator, së bashku me agjencitë e mbrojtjes civile të Suedisë, Sllovenisë, Rumanisë, Brigadës së Zjarrit dhe Shpëtimit të Rajonit të Moravian-Silesian, të Republikës Çeke, Fondacionit të Qendrës Kombëtare Rumune për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Fondacionit Italian CIMA.

Për shkak të pandemisë Covid-19, ky event, që shënon dhe fazën e parë të programit, u organizua virtualisht, duke e kthyer emergjencën në një mundësi, në mënyrë që zbatimi i aktiviteteve të shërbejë si garantues për një parandalim dhe rezistencë më të mirë ndaj riskut në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat