E kishte shitur votën dy herë?!/ Fotografoi fletën e parë dhe kërkoi një të dytë, u arrestua

Shqipëria

E kishte shitur votën dy herë?!/ Fotografoi fletën e parë dhe kërkoi një të dytë, u arrestua

Më: 25 prill 2021 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Një qytetar ka tentuar të fotografojë votën e tij por është pikasur nga komisioneret dhe vëzhguesit.

Kjo ka ndodhur tek shkolla Çajupi në Tiranë. Kjo ka sjellë si pasoje edhe arrstimin e Granit Sulkut nga ana e policisë.

Ndërkohë detaje të reja janë bërë publike mbi këtë rast. Siç shpjegojnë burimet nga komisoni i votimit ky person i cili është arrestuar nga policia sipas burimeve është futur te dhoma e fshehtë ka bërë kryqin te një subjekt politik dhe e ka fotografuar, e ka prish fletën dhe ka kërkuar një fletë tjetër.

Pastaj ka marrë fletën e dytë, ka vënë kryqin te një tjetër subjekt dhe e ka fotografuar,  është kuptuar nga komisonerët që kanë njoftuar policinë.

Ja njoftimi i policisë për arrestimin e tij:

Më datë 25.04.2021, rreth orës 10:10, është marrë njoftim nga Komisioni i Qendës së Votimit Nr. 1767, e cila ndodhet në shkollën "Andon Zako Çajupi" se është bllokuar përkohësisht procesi i votimit, pasi nga anëtarët e Komisionit është konstatuar një shtetas që po fotografonte votën e tij.

Me vendimin Nr. 1 të datës 25.04.2021, të Qendrës së Votimit, është kërkuar ndihma e Policisë së Shtetit.

Pas marrjes së vendimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë hyrë brenda qendrës dhe nga kryerja e veprimeve të para ka rezultuar se shtetasi G. S., 30 vjeç, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë.

Pasi ka kryer veprimet, ka fotografuar votën e tij dhe ky veprim është parë nga anëtarët e Komisionit.

Shtetasit G. S. i është bllokuar fleta e votimit dhe më pas nga sherbimet e Policisë është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit, për veprime të metejshme hetimore.

Në përfundim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 30 vjeç, për veprën penale "Shkelja e fshehtësisë së votës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat