"Ishte yll" Kristo për gjyqtaren e Elbasanit: Kur liroi kriminelë nuk thamë gjë, por kur kapi flokët po

Shqipëria

"Ishte yll" Kristo për gjyqtaren e Elbasanit: Kur liroi kriminelë nuk thamë gjë, por kur kapi flokët po

Më: 31 maj 2021 Në ora: 23:14
Erion Kristo

I ftuar në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, pedagogu Erion Kristo duke iu referuar rastit të gjyqtares së Elbasanit u shpreh se një popull nuk mund të linçojë në vajzë për një video, qoftë edhe lakuriq të kishte dalë ajo.

Kristo tha se nuk është koha që të vëmë kalamaj gjyqtarë, duke theksuar se duhet hequr dorë nga linçime të tilla.

Kristo: Një popull nuk mund të linçojë në vajzë për një video, qoftë edhe lakuriq të kishte dalë ajo. Ne jemi bërë si peshqit e Tushemishtit, që po tu hedhësh edhe një dru do të mblidhen të gjithë. Ne duhet të kapim thelbin e gjërave, po të veshë prapanicën kuzhiniere e dimë se cfarë do të gatuajmë.

Nuk është koha që të vëmë kalamaj gjyqtarë. Nuk e di se si vihen këto?! Si kapërcehet një situatë kur thuhet se ky gjyqtar liron një kriminel. Në një situatë të tillë nuk thotë njeri gjë, por ama kur ia bën flokët në një formë të caktuar, ne i themi pse i kap ashtu.

Të heqim dorë nga këto linçime të tilla. Unë jam që të merremi me thelbin e çështjes, jo për fjalën apo si e ka veshur bluzën. Jemi në një shoqëri që investohemi në personat që e shkelin etikën në të gjitha dimensionet. Tani njerëzit u shqetësuan pse një vajzë eci në korridor. Ishte një yll, tani të vazhdohet me procedurat e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat